Biografia

Bahri Aliu ka lindur me 01.06.1952 vit ne fshatin Sedllarcë e Eeprme – Tetovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Në vitin 1967 u regjistrua si nxënës i rregullt ne Shkollen e Mesme – Medreseja e Mesme “Alaud-din” ne Prishtine ku dhe diplomoi ne vitin 1972 pasi qe mesimi ne kete vater mesimore ishte pese vjecare. Nderka shkollimin siperor e kreu ne Univerzitetin e Az’harit – Fakulteti i Shkencave Islame, dega e Thirrjes dhe Civilizimit Islam ne Kajro (Ususlud-din kismud-Da’ve veth-thekafetul-Iskamijee). Ne vitin 1978/79 kreu sherbimin ushtarak, nderkaq me 01.03.1980 punesohet ne Keshillin e Bashkesise Islame ne Tetotove ne cilesi te referentit per centralizimin e mjeteve per te ardhurat personale te nepunesve fetar te rrethines se Tetoves. Prej vitit 1984 deri ne vitin 1988 eshte punedrejtues ne Shkollen e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” ne Shkup ku njeherit jepte mesim ne lenden e Ahlakut (Etika Islame dhe e pergjithshme), lenden e Akaidit (Apologjetika dhe besimi Islam). Ne vitin 1988 emerohet ushtrues i detyres se Drejtorit te Medresese ne fjale, nderkaq ne vitin 1991 emerohet Drejtor i Medreses. Deri ne fund te vitit shkollor 1994/95 jepte mesim ne vitin e trete dhe ne vitin e katert ne lenden e Akaidit (Apologjetika – besimi Islam). Ne vitin 1995 me vota te shumices zgjidhet per Drejtor te Medresese ne fjale ku ushtroi detyren deri ne fund te janarit te vitit 2001. Prej 01.02.2001 eshte Keshilltar i Bashkesise Islame ne RM. Me hapjen e Paraleles se shtrire te vajzave ne Tetove ne vitin shkollor 2004/5 emerohet Drejtues i Paraleles se vajzave dhe Keshilltar I BFI-se.

Në fillim të shtatorit të vitit 2005 morri pjesë në seminarin e Ministrisë së punëve të jashtme të maqedonisë dhe të Republikës Arabe të Egjiptit në organizim të Institutit të gjuhës arabe pranë Univerzitetit të kajros në Kajro.

Në ndërkohë gjatë shtatorit Kuvendi i bashkësisë fetare islame në Strugë më zgjodhi për Zëvendës reisul Ulema të BFI-Së. Në mungesë të titullarit të Reisul Ulemasë këtë funksion e ushtrova deri në shtator të vitit 2006.

Pas konstituimit të Qeverisë së re në koalicionin e VMRO-DPMNE dhe PDSH, nën presionin politik, nën presionin psikologjij dhe fizik detyrimisht lëshoi këtë funkcion dhe u largua tërësisht nga organet udhëheqëse të BFI-së.

Prej shtatorit të vitit 2006 ushtron dtyrën e Drejtuesit të medresesë Paraleleja e shtrirë në Tetovë dhe jep lëndën e akaidit në vititn e tretë dhe në vitin e katrët.

Veprimtaria

Gjate kater viteve te punes ne Keshillin e Bashkesise Islame ne Tetove me teper u mor me organizimin e centralizimit te mjeteve finansiare per sigurimin e mjeteve per te ardhurat personale te nepunesve fetar ne Tetove qe per ate kohe Keshilli i Tetoves permendej jo vetem ne Maqedoni por edhe ne Jugosllavi. Krahas punes qe e kryente sipas Vendimit per marredhenie pune zhvilloi edhe aktivitete shkencore si:

              -botimin e informatorit te Keshillit te BI-se – Tetove qe per ate kohe ishte i vetmi i ketij lloji ne Maqedoni.

              Numerohet si themelues i tribunave shkencore te cilat i organuzonte ne emer te Keshillit te BI- se Tetoves. Tribunat kryesisht mbaheshin ne sallen e Keshillit dhe neper xhami. Keto tribuna me vone ngelen si tribuna tradicionale ne Tetove dhe me gjere.

              – Perktheu librin e pare fetar ne gjuhen shqipe “Hyrje ne Islam” te Dr. Muhammed Hamidullahut i cili u botua ne vitin 1985.

              – Ne vitin 1987 perktheu ne gjuhen shqipe librin “Shkaqet e Shpalljes se Kur’ani Kerimit”nga Dr.Jusuf Ramiqi.

–             Si bashkepuntor i jashtem i grupit punues ne emer te Fakultetit te Orijentalistikes – Universiteti i Prishtines, perktheu librin e 8  dhe 9 te kolekcionit te Buhariut ne gj.shqipe, nderkaq per shtate libra tjere te koleksionit ne fjale eshte redaktor profesional.

–             Ka recensuar perkthimin e Kur’ani Kerimit ne gjuhen shqipe nga Dr. Feti Mehdiu si dhe shume libra tjera me tematike fetare.

Me kalimin ne Medrese aktivitetet shtohen edhe me teper ne kuptimin organizativ si dhe ne ate shkencor.

Gjate punes edukativo-arsimore ne Medrese dallohet si punetor i zellshem ne organizimin e jetes se nxenesve ne Medrese duke filluar qe nga aktet normative e deri ne aktivitetet e lira te nxenesve. Nderkaq ne kuptimin shkencor per here te pare botoi dispencat shkollore sipas plan-programit mesimor te Medresese ne gjuhen shqipe dhe maqedone edhe ate: Ahlaku (etika) I dhe II. Akaidi (apologjetika- besimi Islam) I,II, iiidhe IV.

Duke filluar qe nga fillimi i vitit 1987 eshte udheheqes i pare per botimin e gazetes informative e kulturore te Meshihatit te BI-se ne RM ne gjuhen shqipe, kurse duke filluar nga fillimi i vitit 1989 deri kah vitit 1993 ishte Kryeredaktor i gazetes ne fjale ne gjuhen shqipe.

Ne vitin 1991 ne emer te Bashkesise Islame te Maqedonise emerohet anetar i Keshillit organizativ per simpoziumin shkencor “Shqiptaret e Maqedonise” i cili u mbajte ne Medrese. Puna e simpoziumit finalizohet me botimin e materialeve ne fjale kurse Bahri Aliu eshte sekratar i Keshillit per botim i librit ne fjale.

Ne bashkepunim me professor te Medresese organizoi:

–             Dramen e pare ne gjuhen shqipe me permbajtje Islame “Ezani i Bilalit” – tekst i prof. Mahir Hasanit, regjia e Xhevat Limanit, nderkaq aktoret ishin nxenesit e Medresese,

–             Shfaqjen “Drita e gjithesise” te cilen e shfaqem gati ne te gjitha muftinite e BI-se ne Maqedonine Perendimore,

–             Ne vitin 1987 per hire te Fiter Bajramit i ndihmuar nga bashkepunetore te Medresese dhe Shkodra, organizoi spektaklin “Gezon Bota Islame” i cili u mbajte ne sallen Universale ne Shkup.

Duke filluar prej vitit 1988 e deri ne vitin 2000 eshte anetar i Meshihatit te BI-se ne RM, anetare i Mexhlisi Shurase se BI-se ne RM.

Prej vitit 1989 deri ne shperberjen e Bashkesise Islame te ishjugosllavise ishte anetare i Kryesise Supreme – Rijasetit te BI-se ne RSFJ. Eshte anetare i Keshillit te perbashket i Bashkesive Islame Shqiperi-Kosove-Maqedoni.

Në shtator të vitit 2004 emërohet Drejtues i Paraleles së shtrirë  të vajzave në Tetovë – degë e Medresesë së Isa Beut në Shkup.

Në shtator të vitit 2005 Kuvendi i BFI-së e zgjedh për zëvendës Reisul Ulema të bfisë në RM me mandate pesë vjeçar.

Në mungesë të Reisul Ulemasë prej shtatorit të v itit 2005 ushtron detyrën e Reisul Ulemasë së BFI-së në RM deri në zgjedhje të tij.

Prej vitit 2006 është anëtar I Lidhjes së Ulemave Islam botëror.

Ka mare pjese ne tryeza te rrumbullaketa dhe simpoziume shknecore te organizuara nga asociacione te ndryshme si: ne Sarajeve, ne Prishtine, ne Zagreb, ne Tirane, ne Shkoder dhe ne Shkup.